Reali pendohet që nuk e mori, ja prapaskenat për Halandin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 14:03

Reali pendohet që nuk e mori, ja prapaskenat për Halandin

Erling Braut Haland, i lindur para 19 vitesh në Norvegji, u bë i njohur për futbollin botëror në 30 majin e fitit të kaluar. Ai shënoi 9 gola në ndeshjen 12-0 kundër Hondurrasit në Botërorin U-20. Nga ajo ditë dhe deri sot, e gjithë bota flet për të. Është i gjatë 1.94 metra, por koordinimi i lëvizjeve të tij është spektakolar dhe kjo e bën një lojtar të veçantë.HALAND

Ai nisi të shkëlqente edhe me skuadrën e Salcburgut në Austri duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha në Europë. Mes tyre ishte edhe Reali i Madridit, i cili në mënyrë befasuese vendosi që ta braktiste këtë pistë për të transferuar Luka Joviçin për 60 milionë euro. Nuk besonin shumë te Haland dhe i trembeshin faktit që mund të ishte thjesht një zbulim që do të zgjaste pak kohë.

Por talenti norvegjez u transferua te Borusia e Dortmundit për 20 milionë euro dhe 23 të tjera komisione për babanë dhe agjentin e tij. Që në ndeshjet e para, norvegjezi i dha të drejtë skuadrës gjermane. Që në debutim shënoi 3 gola duke u futur në fushën e lojës në minutën e 57-të. Nga ajo sfidë dhe deri tani, nuk është ndalur kurrë. Ai ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje, 40 në total në 33 sfida duke llogaritur edhe ato të Salcburgut gjatë këtij sezoni.haland

Reali e mendon seriozisht- Shkëlqimi i talentit Haland ka bërë që Reali të pendohet për vendimin që mori, por edhe të mendohet mirë për merkatot e ardhshme. Në zyrat e “Bernabeu”-t ka ardhur një lajm i mirë, teksa babai i tij ka thënë se zgjodhi Dortmundin për të pasur sa më shumë minuta, por ëndrra e tij e madhe është Reali i Madridit. Tjetër lajm fantastik është fakti që klauzola e tij është 75 milionë euro, por aktivizohet në merkaton e janarit të ardhshëm.haland

Nuk ka asnjë problem që mund ta pengojë transferimin e tij te Reali, duke qenë se UEFA i lejon lojtarët të luajnë në Champions me dy skuadra të ndryshme. Haland është një nga lojtarët e vetëm që bind drejtuesit, sepse të tjerët si Levandovski dhe Kavani janë të vjetër, Kejn është i shtrenjtë, Ikardi mbetet në një situatë të pakuptueshme dhe për Lautaron duhet një luftë e madhe me Barcelonën.

Kjo do të thotë se të gjitha rrugët e çojnë Realin te Haland. Për më tepër, Mino Raiola përpara disa ditësh tha se do t’i çonte Realit një lojtar të madh. Ndoshta është Haland.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"