Reali “paguan” 4 mln euro për një pikë në kampionat, madrilenët falin premiot për klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 11:48

Reali “paguan” 4 mln euro për një pikë në kampionat, madrilenët falin premiot për klubin

Reali i Madridit ësh të skuadra që ka paguar më shtrenjtë se kushdo ekip tjetër një pikë në kampionatin spanjoll vitin e kaluar. Nga një analizë e bërë nga mediat spanjolle për raportin e shpenzimeve në merkato dhe pikëve të grumbulluara në fundin e kampionatit ka rezultuar se kampionët e Spanjës kanë paguar 4 milionë euro për një pikë. Ky është çmimi më i lartë që ka prodhuar analiza për 20 skuadrat e La Ligës, të cilat morën pjesë në kampionatin e vitit të kaluar. Sigurisht që kjo gjë del në plan të dytë për faktin se të besuarit e Zinedin Zidanit fituan titullin kampion dhe bënë një sezon fantastik pas rifillimit të kampionatit, i cili u pezullua për shkak të “COVID-19”. Por, nisur nga shpenzimet marramendëse që bëri Florentino Perez, kjo do të thotë se “Galaktikët” e kishin për detyrë fitoren.
Reali56
Reali shpenzoi afro 350 milionë euro dhe grumbulloi 87 pikë në total. Në vendin e dytë të këtij klasifikimi renditet Atletiko, e cila shpenzoi 243 milionë euro dhe grumbulloi 70 pikë. Kjo do të thotë se një pikë për ekipin e Diego Simeones ka kushtuar 3.4 milionë euro. Por pavarësisht shpenzimeve të shumta, “Los Kolçoneros” u renditën në vendin e tretë të tabelës së La Ligës 2019-2020. Podiumi kompletohet nga skuadra e Barcelonës, e cila shpenzoi 257 milionë euro dhe grumbulloi 82 pikë, pra 3.1 milionë euro për një pikë. Katalanasit u renditën të dytët në kampionat.

Partido amistoso de pretemporada entre el Granada y el Sevilla. En la imagen, once inicial del Granada. Preseason friendly match between Granada ans Sevilla. In this picture, Granada starting line-up. PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxHUNxONLY

Shembulli Granada – Ekipi i Granadës është ai që duhet marrë shembull për raportin e parave të shpenzuara me pikët e grumbulluara. Klubi që eliminoi Teutën nga Liga e Europës grumbulloi 56 pikë dhe shpenzoi në merkato vetëm 8.75 milionë euro, pra një pikë ka kushtuar 156 mijë euro. Ata u renditën në vendin e shtatë dhe siguruan kualifikimin për herë të parë në Ligën e Europës. Përkundrazi, ekipi i Espanjolit ishte ai që dështoi në këtë raport. Një pikë ka kushtuar 2.5 milionë euro për skuadrën katalanase, por ata ranë në ligën e dytë.
Yuri-Berchiche-Athletic-Bilbao
Pikët “bio” – Atletiko e Bilbaos është ajo që nuk shpenzoi asnjë para në merkato, por siguroi 51 pikë dhe u rendit në vendin e 11-të të klasifikimit. Një rendiment i mirë duke marrë parasysh që skuadra nuk afroi asnjë lojtar. Nuk ka dalë keq as Real Vajadolidi, i cili ka paguar 83 mijë euro për çdo pikë të grumbulluar dhe e mbylli sezonin në vendin e 13-të.
Ramos
Falet premioja – Reali është një klub i madh dhe kjo kuptohet nga gjestet e vogla. Edhe futbollistët që aktivizohen aty janë të tillë. Të gjithë kanë vendosur që të ndihmojnë klubin në një kohë kur po vuan për shkak të krizës nga Koronavirusi. Lëvizja e fundit që kanë bërë nën udhëheqjen e kapitenit Serxho Ramos është për t’u duartrokitur. Çdo lojtar ka vendosur t’i falë klubit 1 milion euro premio që do të përfitonte nga 2 trofetë e vitit të kaluar dhe në total janë 30 milionë euro. Çdo futbollist do të merrte 700 mijë euro nga fitorja e La Ligës dhe 300 mijë nga fitorja e Superkupës së Spanjës si premio, por kanë vendosur që t’ia falin klubit. Nuk është hera e parë që lojtarët madrilenë bëjnë diçka të tillë, sepse edhe gjatë kohës së pandemisë hoqën dorë nga 70% e rrogës së tyre. Ky bashkëpunim e ndihmoi Realin e Madridit që ta mbyllte vitin me bilanc pozitiv, edhe pse vetëm 320 mijë euro. Falja e premios është vlerësuar shumë nga presidenti Florentino Perez, por edhe nga drejtuesit e tjerë madrilenë.

ekipi

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"