Reali pagoi 70 milionë euro për ta marrë, serbi Luka Joviç si… fantazmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 10:39

Reali pagoi 70 milionë euro për ta marrë, serbi Luka Joviç si… fantazmë

Luka Joviç vazhdon të jetë ende në kërkim të golit të tij të parë në një ndeshje zyrtare me Realin e Madridit. Zinedin Zidan i dha shansin që të tregonte vlerat e tij në transfertën kundër Majorkës, ku ai e nisi si sulmues i parë i skuadrës. Por për të pasur lajme nga serbi duhet të presim 30 minuta lojë.

jovic

Më parë thjesht ka shëtitur në fushë dhe ka gabuar praktikisht gjithçka. Por çfarë bën në minutën e 30-të? Dhuron topin për kundërshtarët. Në pjesën e parë luan shumë keq, ndërsa në të dytën vazhdon të jetë i vetmuar si në një ishull. Është një çështje shqetësuese për Realin e Madridit dhe trajnerin Zinedin Zidan, sepse nuk jep asnjë shenjë pozitive për të besuar tek ai.

Duket një investim i nxituar, por koha po kalon dhe në Madrid nuk kanë ndërmend që të presin shumë. Një sulmues në fakt kritikohet gjithmonë, por kur nuk funksionon skuadra ai nuk ka çfarë të bëjë. Madrilenët e shërbyen shumë pak dhe ai vendosi që të tërhiqej vetë në mesfushë për të marrë topin.

luka-jovic-real-madrid-1560349200-22925

Humbi një shans të artë për të treguar vlerat e tij, pasi ndeshja që bëri ishte vërtet e shëmtuar. Reali i Madridit pagoi afro 70 milionë euro për kartonin e serbit, i cili për momentin është një “fantazmë” në La Liga. Vitin e kaluar i mahniti të gjithë me instinktin e golit, por në Spanjë nuk po përshtatet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"