Reali nuk pret deri vitin tjetër, gati oferta tunduese për të bindur Mbape dhe PSG-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 18:33

Reali nuk pret deri vitin tjetër, gati oferta tunduese për të bindur Mbape dhe PSG-në

Real Madrid kërkon që të ketë një yll të padiskutueshëm në sulm, një lojtar që të kthejë imazhin identifikues që klubi ka humbur që pas largimit të Kristiano Ronaldos. Tashmë të gjithë janë të ndërgjegjshëm se objektivi i madrilenëve është Kilian Mbape dhe mediat ndërkombëtare prej ditësh kanë bërë të qartë se madrilenët po projektojnë një afrim të sulmuesit francez në verën e ardhshme, pasi t’i përfundojë kontrata me PSG-në.

Benzema-Mbape

Por me sa duket, Florentino Perez ka ndryshuar planet rrugës. Sipas Cadena SER, klubi madrilen ka bërë gati një ofertë prej 120 milionë eurosh për lojtarin, duke i kërkuar PSG-së blerjen e kartonit të tij. Kjo do të jetë e vetmja ofertë që do t’i bëhet në fakt parisienëve, duke u treguar atyre se nëse nuk e pranojnë, Reali do të ndjekë planin fillestar për të pritur një vit dhe për të marrë lojtarin me parametër zero.

E njëjta strategji u përdor me Çelsin me Eden Hazard, duke bërë ofertë para se të niste viti i fundit i kontratës së lojtarit. Shifra 120 milionë euro është ajo që kanë përllogaritur drejtuesit e klubit madrilen se mund ta rikuperojnë me të drejtat e marketingut, të imazhit apo nëpërmjet shitjes së fanellave të Mbape nëse ai do t’u bashkohet që në këtë verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"