“Reali nuk ishte ekipi më i mirë”, Mesi analizon sezonin: Ja kush duhet ta fitojë Topin e Artë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2022 | 19:53

“Reali nuk ishte ekipi më i mirë”, Mesi analizon sezonin: Ja kush duhet ta fitojë Topin e Artë

Në një intervistë me “TyC Sports”, sulmuesi i PSG-së dhe Argjentinës, Lionel Mesi, ka analizuar sezonin që lamë pas sipas mendimit të tij, ku foli për triumfin e Realit të Madiridt në Europë e deri te fituesi i Topit të Artë këtë sezon.

mesi modric

“Skuadra më e mirë nuk fiton gjithmonë. Reali i Madridit, pa i hequr as edhe një meritë, nuk ishte skuadra më e mirë në Champions dhe përsëri e fituan”, ishin fjalët e para të Mesit për triumfin e Realit.

Më pas ai shtoi: “Unë e di se si është Reali i Madridit. Kam jetuar prej shumë vitesh afër dhe e dija që kjo gjë mund të ndodhte, sepse ata mund të shënojnë nga askundi dhe kjo gjë e ndryshon lojën. Unë doja ta fitoja sërish dhe më bezdis që nuk arrita ta bëj. Më bën të shikojë dhe që ekipi më e mirë nuk e fiton gjithmonë Championsin”.

Gjithashtu ai foli dhe për fituesin e Topit të Artë këtë sezon, ku nuk u mendua dy herë për përgjigjen e tij. “Nuk ka asnjë dyshim se kush e meriton. Është shumë e qartë që Benzema ka pasur një vit spektakolar. Ai e vulosi këtë gjë me Championsin. Ai ishte vendimtar që nga raundi i 1/8-ve e deri në fund. Nuk ka asnjë dyshim këtë vit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"