Reali nuk del dot nga kriza, Zidan revoltohet me gazetarët: Nuk po më lini të bëj punën time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 14:54

Reali nuk del dot nga kriza, Zidan revoltohet me gazetarët: Nuk po më lini të bëj punën time

Zinedin Zidan shpërthen sërish kundër gazetarëve dhe thotë se nuk po e lënë që të bëjë ashtu siç duhet punën e tij. Trajneri francez ka thënë se ata mund të vazhdojnë me kritikat, por këto po bëhen të bezdisshme dhe nuk e lënë që të punojë. Ai mohoi largimin e Iskos, por tha se skuadra e tij në ndeshjen me Vijarealin humbi 2 pikë dhe meritonte që ta fitonte këtë duel.
3523303-isco
MARIANO – “Meritonim më shumë se kaq ndaj Vijarealit. Kishim raste në pjesën e parë. Më vjen mirë për Marianon dhe golin e tij, por ai vjen nga një kohë e gjatë pa luajtur dhe nuk mund të përballonte 90 minutat në fushën e lojës. Për këtë arsye e zëvendësova”.
isko kros
ISKO – “Nuk dua të komentoj lajmet që janë publikuar për largimin e Iskos. Ai është pjesë e skuadrës dhe nuk do të largohet nga Reali. E konsideroj të rëndësishëm për këtë ekip dhe gjërat e tjera nuk më interesojnë”.

NDESHJA – “Humbëm 2 pikë në këtë ndeshje. Dua të falënderoj futbollistët e mi për sforcon që kanë bërë në këtë duel. Më vjen shumë inat që sakrifikuam shumë dhe nuk arritëm që ta fitonim këtë ndeshje. Duhet të kishim marrë 3 pikët, por i tillë është futbolli”.

KRITIKAT – “Unë vazhdoj të jem i motivuar dhe i bindur që kam një skuadër të fortë. Ju vazhdoni të kritikoni sepse kjo është puna juaj. Por minimalisht më lini mua të bëj punën time”.
Hazard2
HAZARD – “Po rikthehet pak nga pak. Duhet të menaxhoj minutat për Hazardin sepse vjen nga një kohë shumë e gjatë pa luajtur. Është pjesë e kësaj skuadre dhe po punon mirë për të qenë vendimtar. Unë e di çfarë do të thotë të jesh jashtë fushave të lojës për muaj me radhë”.

ECURIA – “Kështu është futbolli. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme dhe të mendojmë për të. Kampionati është i gjatë. Do të kemi ulje-ngritje. E dimë që jemi në moment të vështirë, por do të reagojmë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"