Reali në emergjencë ndaj Atalantës, 9 lojtarë të dëmtuar. Ja lista e plotë e Zidanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 18:38

Reali në emergjencë ndaj Atalantës, 9 lojtarë të dëmtuar. Ja lista e plotë e Zidanit

Real Madrid në emergjencë përpara sfidës së fazës së 1/8 të Champions-it ndaj Atalantës e cila është e programuar të zhbillohet të mërkurën në stadiumin “Gewiss Stadium” të Bergamos me fillim nga ora 20:45.

REAL MADRID 1

Trajneri francez i madrilenëve, Zinedin Zidan ka grumbulluar 19 lojtarë dhe midis tyre mungon dhe sulmuesi kryesor i skuadrës merengues, Karim Benzema. Gjithsesi në sfidën ndaj zikaltërve do të mungojnë dhe 8 lojarë të tjerë ku në total shkojnë 9.

Midis tyre janë Serxho Ramos, Militao, Valverde, Marselo, Karvahal, Odriozola, Hazard dhe Rodrigo. Benzema kishte munguar edhe gjatë sfidës së La Liga-s ndaj Vajadolidit ku madrilenët triumfuan me rezultatin 0-1, pas një dëmtimi muskulor.

Ekzaminimet e sotme kanë konfirmuar një përmirësim të gjendjes së tij, por mjekët deklaruan për të mos rrezikuar pasi mund të dëmtohej sërish me sforcimin e parë.

LISTA E TË GRUMBULLUARVE TË REALIT TË MADRIDIT NDAJ ATALANTAS –

PORTIER – Kurtua, Lunin, Altube

Mbrojtës – Varan, Naço, Mendi, Çust, Migel

Mesfushorë – Kros, Modriç, Kazemiro, Isko, Arribas, Blanko

Sulmues – Asensio, Lukas Vaskez, Vinicius JR, Mariano Diaz, Hugo Duro


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"