Reali në alarm për Benzemanë, Mendi 3 javë jashtë. Ja gjendja e madrilenëve përpara ndeshjes ndaj Valencias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 9:50


Reali në alarm për Benzemanë, Mendi 3 javë jashtë. Ja gjendja e madrilenëve përpara ndeshjes ndaj Valencias

Reali i Madridit ka mbyllur përgatitjet të premten për takimin e sotëm kundër Valencias në “Mestaja”. Reali po kalon një formë mjaft të mirë dhe trajneri Ançeloti dhe skuadra e tij nuk kanë ndër mend të ndalen as në Valencia edhe pse kjo është një transfertë tepër e vështirë.

REAL MADRID

Shqetësimi më i madh për trajnerin Ançeloti janë dëmtimet. Lajmi i parë i keq ka ardhur nga dëmtimi i pësuar nga Ferland Mendi dhe për ta bërë edhe më problematike situatën ka menduar Karim Benzema. Sulmuesi francez është kthyer në shqetësimin kryesor për trajnerin Ançeloti.

Sulmuesi dhe kapiteni i Realit nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit. Ai ka qenë i veçuar në qendrën stërvitore të madrilenëve dhe sipas mediave spanjolle ai mund të mos jetë i gatshëm për takimin në “Mestaja”. Mungesa e mundshme e Benzemasë do të ishte një goditje e fortë për Ançelotin duke ditur rëndësinë e francezit.

Francezi tjetër Ferland Mendi që pritej të kthehej në fushë ka pësuar një tjetër dëmtim në stërvitje dhe do të mungojë edhe të paktën tri javë të tjera. Për Valencian, Ançeloti mund të zgjedhë këtë formacion: Kurtua; Karvahal, Militao, Alaba, Fernandez; Kasemiro, Valverde, Modriç; Hazard, Vinicius, Asensio.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/