Reali merr tjetër “jo” nga De Gea, Bufon bëhet hipotezë reale

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 23, 2018 | 13:50

Reali merr tjetër “jo” nga De Gea, Bufon bëhet hipotezë reale

Xhanluixhi Bufon vazhdon bisedimet me klubin e PSG-së, ndonëse gjatë kësaj jave mund të vendosë edhe tërheqjen definitive nga futbolli i luajtur, por ndërkohë ofertat për të vazhdojnë të jenë të shumta dhe shumë tunduese madje. Përveç klubit francez që e ka marrë seriozisht afrimin e 40-vjeçarit italian, duke bërë edhe shifrat e njohura dhe shumë serioze, në listë pritjeje është edhe Liverpuli i Jurgen Klopit, i cili që pas largimit të Reinas ka vuajtur për të pasur një titullar stabël.

bufon

Dhe natyrisht që afrimi i një ikone si Bufon mund të sillte jo vetëm garanci në kuadrat, por edhe eksperiencë në përgatitjen e portierëve të rinj që kanë në përbërje të kuqtë. Por në orët e fundit, bomba e vërtetë vjen nga Spanja. Reali i Madridit është i bindur për të larguar Keilor Navasin, ose thjesht Zidan nuk është i bindur më se ai duhet të jetë titullari i skuadrës dhe mund ta “parkojë” edhe në stol. Fiksimi i presidentit Florentino Perez është spanjolli i Mançester Junajtid, David De Gea, por ky i fundit është i prangosur nga Zhoze Murinjo dhe pas ofertës së radhës, përgjigjja e “Djajve të kuq” ka qenë sërish një “jo” e thatë.

Bufon
Prandaj, për portës dhe për sezonin e ardhshëm, por merr gjithmonë e më shumë formë ideja për t’i dhënë qoftë dhe një kontratë 1-vjeçare portierit Xhanluixhi Bufon. Zinedin Zidan e vlerëson, e njeh, edhe pse nuk luajtën asnjëherë bashkë te Juventusi. Por mjafton vetëm të shohësh karrierën e Bufonit për të kuptuar se çfarë mund të sjellë ai në “Santiago Bernabeu”, për të mos folur që mund të jetë edhe një akord marketingu.






www.minuta90.com