Reali mendon goditjen e bujshme, në ndjekje të dyshes së talentuar të Bajernit që kushtojnë 170 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 20:50

Reali mendon goditjen e bujshme, në ndjekje të dyshes së talentuar të Bajernit që kushtojnë 170 milionë euro

Merkatoja e dimrit sapo ka ulur siparin në Spanjë. Por skuadrat kanë nisur të planifikojnë që tani për verën e ardhshme. Një ndër to është dhe Reali i Madridit. Pasi nuk ka bërë asnjë lëvizje, qoftë në hyrje e qoftë në dalje, klubi i drejtuar nga Florentino Perez pritet të bëjë goditjet e mëdha në verë. Ndaj, që tani ka nisur planifikimi.

Real-Madrid-celebrate

Lista e dëshirave është e gjatë dhe bëhet fjalë për lojtarë që kushtojnë qindra miliona euro.

Emrave si Mbape, Haland apo Bellingam u janë shtuar dhe dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për dy nga xhevahiret e Bajernit të Mynihut, Xhamal Musiala dhe Alfonso Devis.

musiala dejvis

Sipas mediave spanjolle, raportet mes dy klubeve kanë qenë gjithnjë mjaft të mira me një respekt të ndërsjellë.

Ndaj sipas tyre, bavarezët nuk pritet t’i hapin probleme Realit për të dy lojtarët. Por problemi qëndron te çmimi.

Devis dhe Musiala nuk janë dy lojtarë dosido dhe Reali do të duhet të mendohet mirë. Sipas mediave spanjolle, Musiala dhe Devis vlejnë jo pak, por 170 milionë euro së bashku, me Musialën që arrin vlerën e 100 milionë eurove.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"