Reali me synime të qarta në merkato, arrin marrëveshjen me talentin që spikati në Ligue 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 14:24

Reali me synime të qarta në merkato, arrin marrëveshjen me talentin që spikati në Ligue 1

Një emër i papritur ka dalë në skenë mbrëmjen e djeshme kur të gjithë prisnin të reja nga Mbape. Reali i Madridit ka arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit të Renesë, Eduardo Kamavinga.

kamavingaa

18-vjeçari pritet të mbërrijë sot në Madrid për të hedhur firmën në kontratë. Klubi spanjoll do të paguajë 30 milionë euro për kartonin e tij.

Duket se Perez ka nisur luftën e ftohtë me Al Khelaifin, pasi ky i fundit e kishte në planet e së ardhmes mesfushorin e talentuar francez. Ançeloti do të ketë nën urdhrat e tij një lojtar të talentuar dhe me prespektivë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"