Reali lë me pasoja Barcelonën, futbollisti kryesor nuk do të jetë në ndeshjen kundër Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 14:59

Reali lë me pasoja Barcelonën, futbollisti kryesor nuk do të jetë në ndeshjen kundër Juventusit

Humbja në shtëpi ndaj rivalëve të përjetshëm të Real Madridit ka shkaktuar të tjera pasoja në radhët e Barcelonës. Klubi katalanas njoftoi nëpërmjet një komunikate për shtyp se futbollisti Filip Kutinjo ka pësuar tërheqje muskulare në bicepsin e femurit (kocka e kofshës).

Philippe-Coutinho10

Nuk bëhet e ditur se për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave lojtari brazilian, por e sigurtë që lojtari nuk do të jetë në supersfidën me Juventusin në Ligën e Kampioneve ditën e mërkurë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"