Reali kërkon të zëvendësojë Ronaldon, sytë janë nga “xhevahiri” i Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 19:29

Reali kërkon të zëvendësojë Ronaldon, sytë janë nga “xhevahiri” i Serisë A

Largimi i Cristiano Ronaldos po i kushton Real madridit, që në katër ndeshje e fundit nuk ka gjetur golin, duke humbur tri herë e duke arritur vetëm një barazim.

Krzysztof-Piatek

Për të evituar këtë situatë, për të rritur konkurrencën në sulm e për t’i rikthyer golat, Real Madrid po kërkon sulmuesin që po shkëlqen në Evropë në këtë fillim sezon, Krzysztof Piątek. Sulmuesi 23 vjeçar polak, po regjistron paraqitje fantastike në fanellën e Genoas, ku në shtatë paraqitje ka realizuar hiq më pak se nëntë gola. Përveç kësaj, ai në Kupën e Italisë ka shënuar katër gola në 59 minuta. Përveç Realit, Piatek po kërkohet edhe nga Barcelona dhe Roma.Por, ky transferim nuk do të finalizohet lehtë, me Genoan që kërkon së paku 60 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"