Reali kërkon ta blejë, ndërsa Kurtua bën “qef” në Tenerife

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 19:54

Reali kërkon ta blejë, ndërsa Kurtua bën “qef” në Tenerife

Reali i Madridit prej dy javësh është duke negociuar me klubin anglez të Çelsit për të siguruar shërbimet e portierit belg, Tibo Kurtua. Ndërkohë që klubet negociojnë për të arritur marrëveshjen vetë futbollisti ka vendosur të qëndrojë larg këtyre negociatave.

kurtua

Ai ka vendosur të pushojë në Tenerife së bashku me të dashurën dhe motrën e tij. Ndërkohë në disa momente Kurtua është kapur nga kamerat duke luajtur edhe volejboll, një lojë të cilën ai e preferon shumë.

15322746105367

Sipas asaj që raporton “Marca” ekipi madrilen e ka kontaktuar vetë lojtarin por Çelsi nuk ka ndërmend ta shesë pa gjetur më parë një zëvendësues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"