Reali kërkon sulmues, “në radar” uruguajani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2018 | 13:25

Reali kërkon sulmues, “në radar” uruguajani

Reali është në kërkim të një sulmuesi. Një futbollisti që do ti siguronte vazhdimësi golash, ashtu siç bënte Ronaldo. Deri tani janë lakuar shumë emra, nga Mbape te Nejmar e Hazard. Të gjitha këto pista po shkojnë drejt dështimit pasi Nejmar ka deklaruar se do të qëndroi të PSG, ndërsa Çelsi nuk e ka Hazardin në shitje.

kavani

Kjo ka bërë që Reali të hedh sytë nga Edison Kavani. Sipas “Radio Marca” kryeqytetasit spanjoll po lëvizin shpejt për ta mbyllur marrëveshjen. Çelsat e Realit mund ti marrë Bejl dhe të bëjë ai rolin e liderit, pasi largimit të Ronaldos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"