Reali kërkon një bomber, Lopetegui presion Perezit për sulmuesin “120 milionësh” nga Valencia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 10:56

Reali kërkon një bomber, Lopetegui presion Perezit për sulmuesin “120 milionësh” nga Valencia

Hulen Lopetegui e di vështirësinë me të cilën mund të përballet në pjesën e mbetur të sezonit, pa pasur një sulmues të fortë në stol. Lojtari që ai pëlqen është Rodrigo i Valencias, edhe për faktin që është më lehtësisht i arritshëm në këto ditë të fundit të merkatos.

rodrigo valencia

Ai u ka bërë presion drejtuesve madrilenë që të bëjnë gjithçka për të afruar një bomber, por këta të fundit nuk janë ende të bindur për të afruar sulmues. Nga interesimi paraprak për lojtarin rezulton se Valencia nuk ka ndërmend që të bëjë asnjë ulje për të dhe kërkon 120 milionë euro, aq sa është klauzola. Lopetegui e njeh mirë sulmuesin, pasi me të ka punuar që tek ekipet e moshave të kombëtares së Spanjës dhe i dha besimin atij për të luajtur me skuadrën e madhe. Tani pret që të bashkohen sërish te Reali, por nuk është aspak e lehtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"