Reali kërkon mesfushor klasi, madrilenët gati të rrëmbejnë “yllin” e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 15:25

Reali kërkon mesfushor klasi, madrilenët gati të rrëmbejnë “yllin” e Serisë A

Reali i Madridit prej merkatos së verës është në kërkim të një mesfushori klasi. Tratativat herë janë përqëndruar te Pogba dhe herë tek Eriksen, por në fund madrilenët janë përforcuar më shumë në sulm.

ruiz_fabian_21

Siç raporton “The Sun”, duket se Perez e ka harruar Eriksenin dhe tashmë është përqëndruar te mesfushori spanjoll i Napolit Fabian Ruiz.

Madrilenët janë gati të përfitojnë nga situata e trazuar te skuadra “partenopei” dhe duan ta bindin që tani lojtarin për një transferim të bujshmë në Madrid.

Ruiz konsiderohet si një aset i madh i klubit të Napolit, nga De Laurentis dhe pa 60 milionë euro në tavolinë, shumë vështirë do të nisnin tratativat mes palëve.

Mbetet të shihen lëvizjet e Realit, që jo rrallë herë na ka mësuar me goditje të bujshme.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"