Reali kërkon lojtarin e Interit, madrilenët gati të ofrojnë Modriçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 13:47

Reali kërkon lojtarin e Interit, madrilenët gati të ofrojnë Modriçin

Luka Modriç nga njëra anë, Milan Shkrinjar nga ana tjetër. Siç raporton “Daily Star”, mes Reali dhe Interit, mund të ketë “biznes” në merkaton e verës, për shkëmbimin e lojtarëve të sipërpërmendur.

milan shkriniar

Reali gjatë merkatos së verës do të kërkojë të rifreskojë organikën, duke sjellë lojtarë të rinj dhe duke larguar ata që kanë kaluar të 30-tat, ku njëri prej këtyre është Modriç.

Nga ana tjetër Interi kërkon prej kohësh një goditje të madhe në mesfushë dhe Erikseni nuk do të jetë i vetmi. Ndërsa Shkrinjar me paraqitjet që bën, është gati për një hap më të madh në karrierën e tij.

Nuk dihet nëse Interi do të pranonte të hynte në bisedime, pasi Shkrinjar është një lojtar me të ardhme, ndërsa Modriç është në “perëndim” të karrierës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"