Reali kërkon gola, Eden Hazard garanton më shumë se Isko-Asensio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2018 | 19:44

Reali kërkon gola, Eden Hazard garanton më shumë se Isko-Asensio

Me Nejmarin dhe Mbapenë mision të pamundur, Reali i Madridit vazhdon të këmbëngulë për transferimin e Eden Hazardit nga Çelsi, pavarësisht rezistencës së anglezëve, që insistojnë nga ana tyre se nuk e shesin as për 190 milionë euro (170 milionë paund).

hazard-470x315

Kampionët e Europës janë të vetëdijshëm se “Topi i Argjendtë” i Botërorit e ka të pamundur për të plotësuar mungesën e Kristiano Ronaldos (e mbylli me 44 gola sezonin e shkuar dhe kishte një mesatare golash 1.02 për ndeshje gjatë nëntë viteve në “Bernabeu”).

Statistikat

Por në teori afrimi i yllit belg do të përbënte një përmirësim në krahasim me kontributin që japin Isko dhe Asensio, lojtarë me të cilët presupozohet se do të rivalizonte. Sezonin e shkuar, Hazard kontribuoi në 30 gola (17 të shënuar dhe 13 asiste) për Çelsin, shifra që u afrohen atyre të Iskos dhe Asensios së bashku. Isko diktoi 19 gola të Realit (9 të shënuar dhe 10 asiste), ndërsa Asensio 17 (11 gola të shënuar dhe 6 pasime për gol).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"