“Reali ka mungesa? Më vjen për të qeshur”, Konte: Na duhen 7 pikë për t’u kualifikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 18:07

“Reali ka mungesa? Më vjen për të qeshur”, Konte: Na duhen 7 pikë për t’u kualifikuar

Për trajnerin e Interit Antonio Konte mungesat e disa lojtarëve kryesorë te rivali i nesërm Reali nuk është një problem madhor për spanjollët. Në konferencën për shtyp për mediat, tekniku italian theksoi se “Los Blancos” nuk mund të qahen për mungesat pasi kanë një ekip të kompletuar.
Conte-AP_570_850
“Mungesat e Realit –
Nuk mendoj se Reali mund të qajë nga ky këndvështrim. Kanë një ekip të kompletuar me shumë lojtarë të mirë. Më bën për të qeshur fakti që shtypi flet për mungesat e Realit.

Ndeshja e nesërme –
Është një finale për ne. Pas humbjes në Madrid dhe dy barazimeve nuk kemi mundësi tjetër përveç fitores

Llogaritë e kualfikimit –
E dimë që na pret një ndeshje e vështirë. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Duhet të tregojmë përqëndrim, vëmendje dhe përulje e madhe për të arritur fitoren. Për t’ia dalë në fund na duhen 7 pikë. Kjo është ndeshje që mund të ndezë shpresat për të ecur përpara. Mendoj se është grupi më i vështirë në Ligën e Kampioneve, por ne kemi treguar në ndeshjet e mëparshme se kemi merituar më shumë”, u shpreh para mediave trajneri i Interit Antonio Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"