Reali ka marrëveshje me ish-mesfushorin e Barcelonës, shihet si zëvendësuesi i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2018 | 13:19

Reali ka marrëveshje me ish-mesfushorin e Barcelonës, shihet si zëvendësuesi i…

Reali Madridit ka një marrëveshje me ish-mesfushorin e Barcelonës, Thiago Alkantara. Ai luan për Bajernin e Mynyhut, por trajneri Kovaç nuk e shikon si të pazëvendësueshëm. Siç raporton “El Transistor” Reali ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe tani duhet të bindë Bajernin.

404564_TS_10-08-18_9341760484_

50 milionë euro mund të mjaftojnë për mesfushorin fantazist. Ai shihet si zëvendësuesi i Kovaçiç, megjithëse në Itali e përkthejnë edhe si një largim të mundshëm të Modriç drejt Interit. Lopetegui e njeh mirë futbollistin pasi e ka stërvitur në kombëtaren spanjolle.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"