Reali ka gati 200 mln euro për Nejmarin, galaktikët të fiksuar pas brazilianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2017 | 22:27

Reali ka gati 200 mln euro për Nejmarin, galaktikët të fiksuar pas brazilianit

Reali i Madridit është duke përgatitur merkaton për verën e vitit 2018. Madrilenët nuk mendojnë fare për të bërë afrime apo ndryshime në janar, pavarësisht se porta mbetet një mister dhe në pikëpyetje për të ardhmen. Emri kryesor që po qarkullon te drejtuesit madrilenë është braziliani Nejmar. Problemet e shumta që ky i fundit ka pasur me PSG-në dhe trajnerin Emeri (pavarësisht se i mohoi të gjitha në konferencën për shtyp), mund ta detyrojnë që ta përfundojë aventurën me PSG-në shumë shpejt.

nejmari

Reali ka gati 200 milionë euro për të shpenzuar dhe Nejmar është alternativa kryesore që i bind të gjithë. Madrilenët nuk bënë afrime të mëdha në merkaton e verës vetëm sepse donin një emër të madh, i cili mund ta ndihmonte realisht skuadrën për të mbajtur të njëjtën ecuri. Duket se në verën e ardhshme është mundësia për të afruar shokun e Mesit, i cili do të gjente vendin ideal për t’i hapur “luftë” dhe për ta sfiduar ashtu siç duhet argjentinasin.

Mirëpo, transferimi i Nejmarit nuk kushton 200 milionë euro, sepse PSG-ja shpenzoi më shumë sesa 500 milionë në total, përfshirë pagën e tij, komisionet, bonuset për menaxherin etj. Në këtë pikë, Reali ndihet disi i trembur për të bërë një investim kaq marramendës, edhe pse e di shumë mirë që këto para të shpenzuara do të rikthehen sërish nga marketingu dhe impakti që ka “O Ney” në Amerikën e Jugut.

E sigurt është që Reali është duke ruajtur buxhetin për të bërë një goditje të madhe në merkato, e cila është shumë e rëndësishme duke parë që grupi aktual ka nevojë për kampionë të rinj dhe lojtarë që të sjellin ide, freski e dëshirë për të fituar. Nejmari është njëri prej tyre, ndoshta ideali për të rimëkëmbur Realin “e plagosur”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"