Reali “josh” Interin për Ikardin, ofron Kovaçiç dhe 80 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 19:50

Reali “josh” Interin për Ikardin, ofron Kovaçiç dhe 80 milionë euro

Mauro Ikardi është shndërruar në një objektiv primar për Realin e Madridit. Sulmuesi argjentinas shihet si lojtari ideal për skemat e trajnerit Lopetegu. Ikardi, që shënoi 29 gola në sezonin e fundit për Interin, nuk ka rinovuar ende me zikaltrit. Bomberit i ka skaduar klauzola prej 110 milionë eurosh të vëna për të nga klubi dhe kur të gjithë presin rinovimin e kontratës së re, që do ta mbante atë tek Interi deri në 2022-shin me një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon, Reali është gati ta rrëmbejë lojtarin. Madrilenët priten të bëjnë një ofertë prej 80 milionë eurosh plus kartonin e mesfushorit kroat Mateo Kovaciç.

ikardi

Ish-lojtari i Interit mund të rikthehet sërish në Milano nëse klubi pranon këtë marrëveshje. Nga palët nuk ka asgjë konkrete, por në ditët e ardhshme gjërat priten të bëhen serioze. Tani tifozët zikaltër mund të humbasin kapitenin e tyre, me të cilin kanë ngrohur marrëdhëniet vetëm sezonin e kaluar. Kujtojmë që para dy vitesh ai u përfshi në një debat me “Curva Nord” për një fjali të përdorur kundër tyre në librin autobiografik të tij.

Kovacic

Por më pas lojtari kërkoi falje publike dhe marrëdhëniet u qetësuan pas derbit në fazën e kaluar, ku Mauro shënoi një tripletë ndaj Milanit. Ndërkohë, Reali do të afrojë lojtarin sa më shpejt, pas largimit të Kristiano Ronaldos te Juventusi dhe me një Benzema drejt largimit nga Spanja. Por Mauro ka shprehur gjithmonë besnikëri për klubin dhe tifozët, një besnikëri që pritet të vihet në diskutim pasi të vijë një ofertë zyrtare për të.

Ndërkohë, drejtuesit zikaltër kanë dy mundësi, të rinovojnë me sulmuesin me kushtet e lartpërmendura, ose t’i vënë atij një çmim stratosferik, që Reali të mos jetë në gjendje për ta paguar në këtë merakto verore. Spanjollët janë në garë edhe për yllin belg Eden Hazard, me të cilin thuhet se ka një marrëveshje prej 190 milionë eurosh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"