Reali i Madridit presion Bejlit: Mos ik në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 14:25

Reali i Madridit presion Bejlit: Mos ik në Shqipëri

Reali i Madridit është duke pritur me ankth përfundimin e ndeshjeve të kombëtareve dhe shpreson që lojtarët të kthehen të padëmtuar. Dhe “galaktikët” janë duke u kujdesur nga larg duke vëzhguar gjithçka ndodh.

_104378286_bale

Sipas gazetës “MARCA”, madrilenët i kanë dërguar një mesazh yllit të tyre Garet Bejl, ku i kërkojnë që të mos vijë në Shqipëri për të luajtur ndeshjen miqësore në “Elbasan Arena” Shqipëri-Uells. Ata kanë folur gjithashtu me drejtuesit e federatës uellsiane që ta lirojnë futbollistin nga kjo miqësore, për shkak se situata e tij nuk ka qenë shumë e mirë dhe ka pasur probleme fizike të shumta. Nëse Bejl nuk vjen, atëherë kuqezinjtë do të humbasin shansin për të sfiduar yllin madrilen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"