Reali i Madridit kërkon mbrapsht Hakimin, në këmbim ofron yllin e mesfushës te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:44

Reali i Madridit kërkon mbrapsht Hakimin, në këmbim ofron yllin e mesfushës te Interi

Po përse Reali i Madridit e shet? Një pyetje kjo që me siguri do të ketë qarkulluar në mendjen e shumë tifozëve, madrilenë dhe jo, në momentin kur “Galaktikët” vendosën ta linin të lirë Ashraf Hakimin drejt Interit. Vërtet, kushtoi 45 milionë përfshi bonuset, por një mbrojtës krahu me karakteristikat e marokenit është vështirë të gjendet. Përgjigjja e vërtetë, në fakt, është që lojtari e kërkoi personalisht shitjen, për shkak të minutave të pakta që kishte në kryeqytetin spanjoll. Ndërkohë, vërehet se, duke parë paraqitjet e 21-vjeçarit me zikaltrit, janë penduar…

hakimi-2-1-scaled-e1601488118836

IDE – Në momentin që u vesh zikaltër, forca, shpejtësia dhe cilësia e Hakimit nuk ishin në diskutim ende përpara se të zbriste në fushë. Si kundërprovë, pas vetëm disa ndeshjesh, u kuptua që një fenomen kishte zbritur në Milano.

Ish-lojtari i Borusias së Dortmundit është shndërruar menjëherë në padron të korsisë së djathtë: parashikohet të jetë një nga protagonistët e skuadrës së Antonio Kontes. Dhe tani Reali mund të kthehet në sulm për ta rikthyer në merkaton e ardhshme të janarit. Në pjatë, madje, janë të gatshëm të vendosin një shkëmbim të nivelit botëror: Toni Kros. Mesfushori ka fituar gjithçka me madrilenët dhe kombëtaren e Gjermanisë.

Për momentin, me dëmtimin e Karvahal, Zidan gjendet vetëm me Odriozolën si mbrojtës të djathtë: shumë pak, për një ekip të këtij niveli. Një shkëmbim është në teori e mundur, por fakti që Interi duhet të privohet nga një prej lojtarëve më të mirë të rolit për një mbi 30-vjeçar mund të ndërlikojë gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"