Reali i Madridit ka 3 takime pa shënuar, Benzema është…katastrofë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2018 | 12:18

Reali i Madridit ka 3 takime pa shënuar, Benzema është…katastrofë

Reali Madridit konfirmon luhatjen që ka që prej fillimit të sezonit. Megjithëse ka fituar disa takime, skuadra e Lopeteguit nuk ka bindur. Humbja në Moskë mbrëmjen e djeshme nxori në pah të gjithë problemet.

benzema

Reali nuk po arrin të shënoi që prej 3 ndeshjesh, hera e fundit me Espanjolin. Një gjë e tilli nuk ndodhte që prej 2007. Forma e dobët e sulmuesit Benzema vazhdon të konfirmohet ndeshje pas ndeshje. Francezi ka harruar të godasë portën, në 6 takimet e fundit, sipas “Eurosport”, ai nuk ka arritur të godasë asnjëherë në portë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"