Reali i Madridit i gatshëm të bëjë çmendurira për Romelu Lukakun, ja shifra stratosferike për Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 23:18

Reali i Madridit i gatshëm të bëjë çmendurira për Romelu Lukakun, ja shifra stratosferike për Interin

Romelu Lukaku është simboli i një Interi që po i afrohet me vela të hapura titullit numër 19, të parit që prej vitit 2010. Ish-bomberi i Mançester Junajtidit, dje sërish autor i një goli për Interin, po përjeton një moment të suksesshëm në brendësi të një sezoni që mund të konsiderohet mahnitës. Por, jo vetëm klubi zikaltër dhe tifozët e tij po kuptojnë formën e lojtarit me vitlindje 1993 nga Antverpi.

LUKAKU

Pati një tentativë verën e kaluar nga Mançester Siti, që po vlerëson një ofertë të re edhe në kuadër të largimit të Agueros. Një pistë tjetër është Barcelona, megjithëse e ndërlikuar për shkak të mungesës së forcës ekonomike të katalanasve. Buxhet i cili nuk i mungon Çelsit, që kandidohet si protagonist në këtë ankand për merkaton e ardhshme verore: blutë duan t’i dhurojnë një sulmues të nivelit botëror trajnerit Tomas Tuhel dhe mund të rikthejnë në Londër belgun, i cili ndodhet i dyti në listën e dëshirave të presidentit Roman Abramoviç pas Halandit.

Shifra që kërkon Interi për momentin është 120 milionë euro, kuotë të cilën, sipas portalit “TheHardTackle”, është gati të vendosë në pjatë Reali i Madridit. Për Konten ka vetëm një siguri: Lukaku është i paprekshëm dhe përreth tij Interi mund të bëhet më konkurrues. Pra, do të largohej si i sakrifikuar vetëm në rast të një bilanci katastrofik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"