Reali i Madridit “galaktik” edhe në shpenzime, ndjekset shumë larg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 14:21

Reali i Madridit “galaktik” edhe në shpenzime, ndjekset shumë larg

Reali i Madridit ka ditur si të afroi futbollistët më të mirë ndër vite. Jo më kot ata ata kanë marrë emërtimin “galaktikët”. Klubi spanjoll ka fituar shumë vitet e fundit dhe kjo sjellë rritjen e rrogave vjetore në klub.

real555

Po të bëjmë një krahasim, në vitin 2013 Reali paguante 145 milionë euro në vit për pagesën e futbollistëve. Sezonin e fundit kjo pagesë ka shkuar deri në 280 milionë euro. Të mendosh këtu që  vetëm largimi i Ronaldos i ka kursyer klubit plot 50 milionë euro bruto, para që do të shpërndahen për afrimet e reja dhe rinovimet e yjeve të ekipit.

Totali në fakt shkon më shumë këtë sezon, pasi madrilenët do të shtojnë 54.8 milionë euro premio dhe 2.7 milionë nga të drejtat e imazhit. E gjitha kjo shkon  në një shpenzim rreth 340 milionë euro. Edhe Barcelona ka një rritje të shpenzimeve, në 2013 shpenzonte 115, ndërsa sezonin e fundit 225 milionë euro.

fbl-ita-seriea-juventus-lazio-5b8664c2118cc40f0600000d

Në Itali këtë listë e kryeson Juventus me 219 milionë euro, pas tyre renditen Milan 140, Inter 116, Roma 100 dhe Napoli 94 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"