Reali i gjithi “në sulm”, ka preferencë kapitenin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 13:50

Reali i gjithi “në sulm”, ka preferencë kapitenin e Interit

Kristiano Ronaldo u largua, Benzema është drejt largimit. Sulmi i Realit të Madridit po shpërbëhet dhe nga kryeqyteti spanjoll po punojnë fort për ti zëvendësuar denjësisht largimet. “Marca” bën me dije se një emër i rëndësishëm në listë është ai i Mauro Ikardit. Shumë shpejt Interi pritet të marrë ofertën e parë zyrtare.

ikardi

Ikardi konsiderohet i pashitshëm, por një ofertë marramendëse mund ti ulte italianët në bisedime. Reali ka kryer më parë bisedime me Interin, por ishte klauzola prej 100 milionë eurosh që ndali gjithçka. Përveç Hazard, Mbape dhe Nejmar, Reali tashmë kërkon një sulmues që të garantojë gola, dhe Ikardi ka një ecuri të frikshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"