Reali i bleu “xhevahirin”, trajneri acarohet: Kushton më shumë se 30 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 20:29

Reali i bleu “xhevahirin”, trajneri acarohet: Kushton më shumë se 30 milionë euro

Trajneri i Flamengos Horge Hezus është ngritur kundër drejtuesve të klubit brazilian për shitjen e talentit Reinier te Real Madridi për shifrën 30 milionë €.

WhatsApp-Image-2020-01-20-at-12.38.34

Sipas tij, klubi nuk i ka vlerësuar siç duhet cilësitë e mëdha të lojtarit. Sipas ish-trajnerit të Benfikës, 18-vjeçari kushton më shumë se shifra që Reali e bleu atë.

reinier--celebrando-un-gol-con-las-categorias-inferiores-de-brasil--cbf

“Nuk mund ta shisni Reinierin për 30 milionë €. Flamengo ende nuk di si t’i vlerësojë futbollistët e vet”, u shpreh tekniku portugez.

Ai ka shpresuar se klubi do të përfitonte më tepër nga shitja e talentit të tij, por marrëveshje mes Flamengos dhe Real Madridit e ka lënë të zhgënjyer Hezusin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"