Reali humbet shkëlqimin, por projekton fituesit e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 23:42

Reali humbet shkëlqimin, por projekton fituesit e ardhshëm

Shkëlqimi i Realit të Madridit ka nisur të zbehet në verën e vitit 2018, kur Kristiano Ronaldo vendosi të largohet. 

modric mbape

Në vitrinat e klubit u vendos vetëm një Botëror Klubesh, ndërsa në palmaresin individual Luka Modriç ia doli që të fitonte “Topin e Artë”. Por viti 2019 ishte krejtësisht ndryshe në këtë aspekt për skuadrën e Realit të Madridit. Një vit më parë ishin 8 futbollistë të nominuar për të fituar “Topin e Artë”, ndërsa këtë herë ajo u tkurr në 2 emra, ku asnjëri prej tyre nuk ishte në dhjetëshe. Karim Benzema ishte në vendin e 26-të, pasi shënoi disa gola me madrilenët sezonin e kaluar dhe Hazard i 13-ti.

Por belgu duket se e fitoi këtë vend falë performancave të shkëlqyera me Çelsin. Belgu arriti që të fitonte Ligën e Europës dhe në Madrid e shohin si një fitues të ardhshëm të “Topit të Artë”. Hazard ose Mbape- Reali i Madridit e ka detyrim që të ketë një përfaqësim të lartë futbollistësh në garën për “Topin e Artë”, sepse nga viti 2011 deri tani ka pasur të paktën 1 futbollist në podium. Ronaldo ishte i dyti në vitet 2011, 2012, 2015 dhe i pari në vitet 2013, 2014, 2016, 2017. Luka Modriç fitoi në vitin e kaluar. Reali është duke bërë gati pasardhësit e Ronaldos, në mënyrë që të shkëlqejnë edhe në “Topin e Artë”. Hazard është njëri prej tyre, ndërsa Mbape ëndrra e madhe.

PANORAMASPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"