Reali humbet durimin, nxjerr Bejlin në shitje. Stoli e ka nervozuar uellsianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 21:27

Reali humbet durimin, nxjerr Bejlin në shitje. Stoli e ka nervozuar uellsianit

Situata e Garet Bejlit te Reali ka nisur të bëhet shqetësuese. Në Butrarkue për ndeshjen e prapambetur kundër Leganesit, Zidan e la edhe njëherë në stol, ashtu siç bëri së fundmi ndaj Sociedadit, por edhe në natën më të rëndësishme europiane të sezonit, sfidën ndaj PSG-së. Tri herë në stol në 4 ndeshjet e fundit dhe për madrilenen “AS”. tashmë kemi një çështje “Bejl” në Madrid.

bejl

Sulmuesi uellsian nuk po arrin të luajë edhe kur tekniku francez vendos që të lërë pushim Kristiano Ronaldon, ashtu siç bëri ndaj Leganesit, duke preferuar që të aktivizojë Lukas Vazkezin në krah të djathtë (luajti gjatë gjithë 90 minutave edhe kundër Betisit). I pyetur në përfundim të ndeshjes nëse ulja e Bejlit në stol ndaj Leganesit ishte për ta mbrojtur atë fizikisht, Zidan u përgjigj: “Janë pak nga të gjitha. Unë jam i kënaqur nga Garet.

Duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi me të për ta rikthyer në formën më të mirë. Do shohim në ndeshjet e ardhshme sesi do ta menaxhojmë lojtarin.” Sipas “Marca”-s, largimi i tij në fund të sezonit është i pashmangshëm me Totenhemin, ish-klubin e tij të interesuar dhe Murinjon që e kërkon te Junajtid. Reali e ka marrë vendimin për ta nxjerrë në merkato, pasi e kanë humbur durimin me të. Problemi më i madh që po e pengon karrierën e tij në Madrid, është stili i lojës.

27- vjeçari gjatë gjithë kësaj kohe ka luajtur i izoluar dhe ka hasur në vështirësi për të komunikuar me shokët e ekipit. Ai pa pasur probleme edhe në fazën e ushtrimit të presionit në mbrojtje. Por shqetësimi më i madh i klubit është gjendja e tij fizike. 25 dëmtime në “Bernabeu” janë shumë, duke e detyruar lojtarin të humbasë 78 ndeshje. Vetëm këtë sezon, ai ka pësuar 3 dëmtime muskulore, duke e humbur përfundimisht durimin e klubit, që ishte gati ta shiste që në verën e shkuar, por askush nuk ofroi 90 milionë euro.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"