Reali hedh sytë nga Premier Liga, “Los Blancos” nisin tratativat me mesfushorin anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 22:18

Reali hedh sytë nga Premier Liga, “Los Blancos” nisin tratativat me mesfushorin anglez

Reali i Madridit ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm me qëllimin për t’i dhuruar teknikut Karlo Ançeloti një skuadër sa më kualitative. Në listën e objektivave të madrilenëve në orët e fundit mësohet se është vendosur edhe mesfushori i Anglisë, Deklan Rajs, si një nga opsionet e mesfushës për sezonin e ardhshëm.

DEKLAN RAJS

Raportimet nga “Goal” tregojnë se drejtuesit e Realit e vlerësojnë 23-vjeçarin si planin B të mesfushorit të Dortmund, Belingam, por po e mbajnë situatën e futbollistit në kontroll duke bllokuar tentativat nga klubet e tjera si Siti apo Çelsi që janë gjithashtu të interesuara.

Uest Hemi e vlerëson kartonin e tij rreth 70 milionë euro, shifër e cila duket të mos e bind Realin për momentin të marrë për sipër këtë investim për anglezin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"