Reali “harron” Mbapenë, madrilenët hedhin sytë nga lojtari që po mahnit botën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 0:18

Bota FB La Liga Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Reali “harron” Mbapenë, madrilenët hedhin sytë nga lojtari që po mahnit botën

Reali Madridit ka kohë që ndjek francezin e talentuar Kiljan Mbape dhe ishte i gatshëm të ofronte një shumë rekord për ta sjell në Bernabeu verën e kaluar.mBAPE

Mirëpo, gjithçka ka ndryshuar tashmë, siç raporton “The Sun”, për shkak se Europën e ka pushtuar tashmë një tjetër i ri mjaft i talentuar, Erling Braut Haland.

Norvegjezi 19 vjeçar ka arritur të shënojë 40 gola në 30 ndeshje për skuadrat e tij Red Bull Salzburgun, ku luajti pjesën e parë të sezonit, dhe Dortmundin ku u transferua në merkaton e Janarit.haland

Për më tepër, Haland u ble vetëm 45 milionë nga Dortmund, që domethënë se edhe nëse ka një rritje në çmim përsëri do të kushtonte më pak se Mbappe, i cili u ble 180 milionë Euro nga PSG-ja.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com