Reali gjen sulmuesin ideal, Zidan gati t’i rrëmbejë Guardiolës brazilianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 17:57

Reali gjen sulmuesin ideal, Zidan gati t’i rrëmbejë Guardiolës brazilianin

Reali është në vendin e parë në kampionat dhe ka nisur të gjejë ritmin e duhur. Skuadra e Zidanit, ka nisur të lidhet dhe tashmë është në rrugën që i takon.

zhezus

Por, Zidan nuk ndalet me kaq, pasi në merkato kërkon një sulmues “vrasës” dhe Gabriel Zhesus e josh atë.

Siç raporton “Don Balon”, Reali është gati të rrëmbejë sulmuesin brazilian, që do të ishte profil ideal për madrilenët.

gabriel zhezus

Do të jetë shumë e vështirë për Realin të arrijë akordin me Sitin, kjo pasi Guardiola nuk do e shiste një sulmues me potencial të madh si Zhesus. Aq më tepër, kur mosha e Agueros nuk premton për shumë vjet.

22-vjeçari luan sezonin e tij të dytë në Angli dhe deri tani në 9 ndeshje ka arritur të shënoj 4 gola dhe të dhuroj një asist.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"