Reali “galaktik”, ofertë e çmendur 570 milionë euro për yjet e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2018 | 14:48

Reali “galaktik”, ofertë e çmendur 570 milionë euro për yjet e Premier Ligës

Forma jo e mirë që po kalon këtë sezon i ka vënë menjëherë në lëvizje drejtuesit e Realit të Madridit. Siç raporton “Daily Mail”, madrilenët janë gati të bëjnë një çmenduri në merkato.

reali

Presidenti Perez thuhet se është gati të investojë plot 570 milionë euro për tre yjet e Premier Ligës, Herri Kejn, Eden Hazard dhe portierin David De Gea. Për Hazard, tratativat janë më të lehta në dukje, por në javët e fundit belgu ka shfaqur më shumë dëshirë për të rinovuar me Çelsin. Ndërsa për De Gean, Mançester Junajtid nuk ka ndërmend të privohet prej tij dhe tashmë i ka propozuar rinovimin e kontratës, duke i bërë një ofertë të majme. Për më tepër, trajneri Mourinho dëshiron që spanjolli të qëndrojë përjetësisht te “djajtë e kuq”.

Në rastin e Kejn, klubi “merengues” do të duhet të negociojë me presidentin Daniel Levi, një detyrë kjo jashtë mase e vështirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"