“Reali është penduar që ia dha Ronaldon Juventusit”, ish-presidenti madrilen: Nëse Florentino Perezit do t’i jepej mundësia…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 23:33

“Reali është penduar që ia dha Ronaldon Juventusit”, ish-presidenti madrilen: Nëse Florentino Perezit do t’i jepej mundësia…

Ramon Kalderon, ish-presidenti i Realit të Madridit, është intervistuar nga uebsajti “Calciomercato.it”, nisur ndoshta edhe nga zërat e fundit që flasin për një Kristiano Ronaldo që nuk duket më shumë i lumtur në Torino, si rrjedhojë e faktit se skuadra nuk po funksionon, sidomos në Ligën e Kampioneve. Dhe mbi argumentin në fjalë, ishbosi i “Merengeve” nënvizon: “Unë nuk e di se çfarë po ndodh në të vërtetë mes Ronaldos dhe Juventusit, por di të them se ai është një futbollist fenomenal, që edhe pse 36 vjeç vazhdon të bëjë diferencën në fushë.
EUYNaeOX0AI0YvO
Sigurisht, nuk është më ai i 5 viteve më parë, por duke parë Realin e Madridit më vjen në mendje vetëm një gjë: kjo skuadër nuk ka arritur kurrë që ta mbushë boshllëkun që ka lënë Kristiano, pas firmës me Juventusin. Madje, mungesën e tij Reali e ndien mbi të gjitha në Europë, ku skuadra është parë shumë e dobët, kundrejt traditës që ka pasur. Madje, unë di të them se jo vetëm Reali është penduar që e ka lënë të largohet aq lehtë portugezin, por në të njëjtën kohë, nëse do t’i jepej rasti, Florentino Perez do të ishte gati ta rikthente me vrap Ronaldon në Madrid”, u shpreh Kalderon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"