Reali e Totenhemi ndahen në paqe, Siti vazhdon fitoret. Liverpuli në qiellin e shtatë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 22:41

Reali e Totenhemi ndahen në paqe, Siti vazhdon fitoret. Liverpuli në qiellin e shtatë (VIDEO)

Kanë përfunduar sfidat në grupët E, F, G dhe H, të vlefshme për javën e 3-të të Ligës së Kampioneve. Reali dhe Totenhemi vazhdojnë të ndajnë kreun e grupit me pikë të barabarta, pas barazimit të sotëm. Mançester Siti mori fitoren e tretë radhazi, këtë herë ndaj Napolit.

Sevilja u shpërfytyrua në Moskë përballë Spartakut, ku u mund 5-1, ndërsa edhe Dortmundi nuk shkoi më shumë se një barazim përballë Apolit të Nikosias. Liverpuli mori fitoren e parë në Champions, dhe kjo erdhi me plot 7 gola përballë Mariborit.

Plot 31 gola u shënuan mbrëmjen e sotme. Më poshtë të gjitha rezultatet e sfidave të sotme.

real toten

 

REZULTATET

Grupi E

Maribor – Liverpul 0-7

(Firminjo 4′, 54′, Milner 13′, Salah 20′, 40′, Oksleid-çembërlein 86′ , Aleksander-Arnold 91′)

Spartak Moskë – Sevilja 5-1

(Promes 18′ ,Melgarejo 58′ Adriano 78′, Glushakov 67′, Promes 90′ / Kjaer 31′)

Grupi F

Mançester Siti – Napoli 2-1

(Sterling 9′, Zhezus 13′ / Diavara pen.73′)

Fejnord – Shaktar Donjetsk 1-2

(Berguis 8′ / Bernard 24′, 53′)

 

Grupi G

Lajpcig – Porto 3-2

(Orban 8′, Forsberg 38′, Augustin 41’/ Abubakar 19′, Markano 44′)

Monako – Beshiktash 1-2

(Falka 30′ / Tosun 35′, Babel 55′) 

 

Grupi H

Real Madrid – Totenhem 1-1

(Ronaldo pen. 43′ / Varane aut. 29′)

Apoel – Dortmund 1-1

(Pote 62′ / Sokratis 67′)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"