Reali e nis me trofe, fiton Superkupën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2014 | 22:41

Reali e nis me trofe, fiton Superkupën e Europës

RealiReal Madridi e nis me trofe sezonin e ri futbollistik. Skuadra e Karlo Ancelotit, mbajtësja në fuqi e titullit të kampiones së Europës për klube, ka fituar Superkupën e Europës, duke mundur me shifrat 2-0 një tjetër skuadër Spanjolle. Pra, fituesja e Ligës së Kampioneve ka mposhtur fituesen e Ligës së Europës në sezonin e shkuar. Ndeshja e luajtur në Kardif, sikurse edhe pritej, ka patur dominimin e “Los Blancos”, në radhët e të cilëve debutoi edhe james Rodriguez e Toni Kros. Të dy lojtarët në fjalë, të afruar në merkaton e verës, e kanë nisur ndeshjen nga fillimi, megjithatë Kristiano Ronaldo qëndron mbi të gjithë. Ylli portugez ka shënuar dy herë në portën e Seviljas, duke u dhënë të tijve fitoren 2-0. Hera e dytë që e bën të vetin këtë trofe Karlo Anceloti, pas vitit 2007, kur drejtonte Milanin. Edhe asokohe, tekniku italian triumfonte ndaj së njëjtës skuadër, Seviljas. Reali e fiton për herë të tretë këtë trofe.
Ronaldo kalon Gerd Myler – Kristiano Ronaldo ka grumbulluar 70 gola në të gjitha garat europiane. Ylli portugez shënoi pas asistit të Garet Bejl në 29’, duke e kaluar Realin për herë të parë në epërsi. Në fillimin e pjesës së dytë, CR7 e dërgoi në rrjetë pasimin e përpiktë të Benzemasë. Siç tregohet edhe në llogarinë e tij në Tëitter, Ronaldo e tejkalon Gerd Mylerin, gjermanin e famshëm, që kishte realizuar 69 gola në të gjitha garat europiane. Gjithashtu, lë pas Leo Mesin, me 68 gola. Ylli portugez ka barazuar me 70 gola trajnerin aktual të Milanit, por e ka bërë këtë në 110 ndeshje, katër më pak se sa italiani. Përpara tij në këtë lloj rekordi është vetëm Raúl González, me 76 gola.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"