Reali e kërkon prej kohësh dhe do tentojë ta afrojë në verë, një tjetër klub i madh futet në garë për Haland

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 16:41

Reali e kërkon prej kohësh dhe do tentojë ta afrojë në verë, një tjetër klub i madh futet në garë për Haland

Nuk është hera e parë që Reali i Madridit dhe PSG sfidojnë njëri-tjetrin në merkato dhe këtë herë rivalizohen për sulmuesin Erling Haland. Logjike, sepse po flasim për dy nga klubet më të fuqishme të Europës. Të dyja skuadrat kanë raport të mirë me njëra-tjetrën dhe lojtarët respektivë kanë ndryshuar fanellën, si Hese, Kejlor Navas apo Areola.haland

Në verën e vitit 2017 u sfiduan për Kilië Mbapenë, i cili firmosi për ekipin francez. Por ai emër kurrë nuk u largua nga mendja e madrilenëve, të cilët vazhdojnë ta duan edhe sot. Gjatë kësaj kohe ka pasur tentativa nga ana e Realit për ta transferuar Mbapenë, por ky transferim mund të shtyhet për vitet e ardhshme sepse për momentin nuk e lejon kriza që ka shkaktuar Koronavirusi. Lajmi i fundit nga Spanja zbulon një tjetër intrigë në merkato, e cila lidhet me Halandin.

PSG-ja po mendon seriozisht që të transferojë lojtarin norvegjez, i cili po shkëlqen te Dortmundi. Drejtuesit e francezëve e quajnë një çështje të mbyllur rinovimin e Mbapesë dhe duan të gjejnë zëvendësimin e tyre.haland

Mbape kërkon rrogë shumë të lartë dhe ka interes që të transferohet në Madrid, prandaj të gjendur përballë kësaj situate francezët kanë vendosur të shqetësojnë Realin për Halandin. Tani mbetet për t’u parë se cilin nga dy sulmuesit do të preferojë trajneri Zinedin Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"