Reali diversifikon strategjinë e merkatos/ Sa shumë futbollistë me gjak afrikan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 23:51

Reali diversifikon strategjinë e merkatos/ Sa shumë futbollistë me gjak afrikan

Argjentina dhe Brazili kanë qenë his torikisht dy “hambarët” kryesorë të Realit të Madridit në merkaton e lojtarëve. Por kohët e fundit klubi madrilen e ka diversifikuar më shumë gjeografinë e blerjeve të veta, duke hedhur gjithnjë e më shumë sytë nga kontinenti afrikan.

AFRIKANET E REALIT

Aktualisht, në përbërje të “Los Blancos” janë katër lojtarë me pasaporta europiane, por që origjinën e kanë nga Afrika. David Alaba, Antonio Rydiger, Eduardo Kamavinga e Orielië Tçuomeni janë katër të fundit që përfaqësojnë gjakun afrikan te Reali i Madridit. Prania e lojtarëve nga Afrika ka ardhur vazhdimisht në rritje në futbollin europian, teksa tashmë ata kanë bërë edhe kapërcimin e madh, duke luajtur me disa nga klubet kryesore të Europës.

Dhe Reali i Madridit nuk bën përjashtim. Alaba me prejardhje filipino-nigeriane dhe pasaportë austriake iu bashkua Realit verën e vitit 2021. Atë e pasoi Eduardo Kamavinga, me pasaportë europiane, por me origjinë nga Angola e Kongo njëkohësisht. Antonio Rydiger ishte i radhës, e për më shumë, blerja e parë e Realit në merkaton e kësaj vere. Mbrojtësi me pasaportë gjermane ka prejardhje nga Sierra Leone nga ana e mamasë, ndërsa francezi tjetër, Orelië Tçhuomeni, ka origjinë nga Kameruni. Këta katër lojtarë nuk janë të vetmit me gjak afrikan që bëjnë pjesë në radhët e Madridit.

Edhe ylli i kësaj skuadre, kapiteni Karim Benzema, ka origjinë afrikane. Ai mban pasaportën franceze, por është me origjinë nga Algjeria. “Algjeria është veni im”, deklaronte Benzema në vitin 2015. Po i tillë ishte edhe një tjetër legjendë e klubit, Zinedin Zidan. Edhe francezi tjetër në mbrojtjen e Realit, Ferland Mendi, ka origjinë nga Senegali. Ndërkohë, zyrtarisht lojtari tërësisht afrikan që ka luajtur për Realin e Madridit ka qenë Samuel Eto, i cili ka luajtur për dy sezone me “Los Blancos” dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi për herë të tetë në histori Ligën e Kampioneve.

REALI

Eto përkoi në skuadër së bashku me Zheremi Nxhitap. Klod Makelele gjithashtu ka qenë me origjinë afrikane, i lindur në Kinshasa, aktualisht Republika Demokratike e Kongos. Në vitin 2006, Madridi nënshkroi me Mahamadu Diarra nga Lioni, një mesfushor nga Mali, sikurse ishte dhe Lasana Diarra.

Gama e afrikanëve do të shtohej me ardhjen e Murinjos kur u afruan Adebajor nga Togoja dhe Majkëll Esien nga Gana. Gjithashtu, në Afrikë është edhe origjina e tre lojtarëve të lindur në Spanjë, që arritën në ekipin e parë, Valdo (Kepi i Gjelbër), Havier Balboa (Guinea Ekuatoriale) dhe Ashraf Hakimi (Marok).

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"