Reali dhe Barcelona takohen sërish, shorti i Kupës së Mbretit sjell një “Klasike” në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 13:51

Reali dhe Barcelona takohen sërish, shorti i Kupës së Mbretit sjell një “Klasike” në gjysmëfinale

Reali dhe Barcelona duket se do të ndeshen sërish me njëra-tjetrën, kësaj radhe në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

real barca

Shorti është treguar i pamëshirshëm për të dy pretendentët për këtë trofe, të cilët do të bëjnë çmos të triumfojnë në fund.

Sa i përket gjysmëfinales tjetër, shorti vuri përballë Osasunën me Atletik Bilbaon.

Ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 7 shkurt, ndërsa për ato të kthimit është parashikuar data 1 mars.

PANORAMASPORT.AL