Reali dhe Barcelona duan Lautaron, Interi “piketon” zëvendësuesin e argjentinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 12:44

Reali dhe Barcelona duan Lautaron, Interi “piketon” zëvendësuesin e argjentinasit

Barcelona dhe Reali i Madridit kanë nisur që në muajn shkurt një derbi të fortë për shërbimet e Lautaro Martinezit. Sulmuesi i Interit, po tregon çdo ndeshje e më shumë se është gati për hapin  e madh në karrierë dhe klubet spanjolle janë gati ta rrëmbejnë.

lautaro

Lautaro shihet te Barcelona si zëvendësuesi i Suarezit, ndërsa te Reali si zëvendësues i Joviç. Mediat në Spanjë, bëjnë me dije se derbi do të jetë shumë fortë, por Barça është disi më e avantazhuar.

Auba

Nga ana tjetër Interi nuk po qëndron duarkryq dhe është gati ta zëvendësojë sulmuesin argjentinas me Pier Emerik Aubamejang, siç raporton “Gazzetta Dello Sport”.

Nëse shitet Lautaro të ardhurat do të jenë të mjaftueshme, jo vetëm për Aubamejang, por edhe për blerje tjetër.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"