Reali dhe Barça nisin luftën e ftohtë për talentin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 22:05

Reali dhe Barça nisin luftën e ftohtë për talentin brazilian

Reali i Madridit dhe Barcelona duan patjetër të sigurojnë të ardhmen e tyre dhe po përpiqen që të mos humbasin asnjë mundësi për ta bërë këtë.

images-2022-01-25t204729.441

Tashmë mes dy klubeve ka nisur lufta e ftohtë për 15-vjeçarin Endrik Felipe Moreira, që ka mahnitur jo vetëm spanjollët, por gjithë Europën.

Sulmuesi i majtë që aktualisht luan në Brazil me Palmeirasin, ka një mesatare fantastike shënimi me thuajse 1 gol për ndeshje, ndërkohë që ka shënuar rreth 150 gola me të rinjtë e klubit brazilian.

I riu premton të bëhet një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror dhe iberikët duan të përfitojnë nga momenti për të djegur konkurrencën dhe për të gjetur akordin me lojtarin paraprakisht, sepse asnjë prej klubeve europiane nuk mund të firmosë me Endrikun pa arritur në moshën madhore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"