Reali apelon në UEFA, spanjollët duan të kthejnë Ramosin në lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 19:45

Reali apelon në UEFA, spanjollët duan të kthejnë Ramosin në lojë

Real Madridi do të apelojë heqjen e kartonit të kuq të kapitenit Serxho Ramos në ndeshjen e djeshme të Ligës së Kampioneve kundër Mançester Sitit.

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 26: Sergio Ramos of Real Madrid is shown a Red Card by Match referee Daniele Orsato of Italy during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Real Madrid and Manchester City at Bernabeu on February 26, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Robbie Jay Barratt - AMA/Getty Images)

33-vjeçari ndërhyri nga pas ndaj sulmuesit brazilian Gabriel Hezus dhe arbitri italian Daniele Orsato akordoi direkt karton të kuq për Ramosin. Real synon që ta ketë qendërmbrojtësin e vet në dispozicion për ndeshjen e dytë të fazës së 1/16-ave kundër anglezëve, takim i cili do të luhet në 17 mars në Angli.

Duke parë rezultatin jofavorizues të takimit të djeshëm 1-2 në favor të kampionëve të Anglisë, 13-herë kampionët e Europës duan që të keën Ramosin në gadishmëri për të luajtur pasi besojnë se mund të kualifikohen.

Dje Ramosi barazoi Zllatan Ibrahimoviçin dhe ish-futbollistin holandez Edgar Davids si lojtarët më të ndëshkuar në historinë e Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"