Real Madridi shpartallon Juventusin dhe futet në histori duke mbrojtur trofeun e Champions-it (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2017 | 23:54

Real Madridi shpartallon Juventusin dhe futet në histori duke mbrojtur trofeun e Champions-it (VIDEO)

Real Madridi konfirmohet si kampion i Europës teksa mposht në finalen e Ligës së Kampioneve në Kardif me rezultatin 1-4 Juventusin.

Real Madrid's Portuguese striker Cristiano Ronaldo celebrates after winning the UEFA Champions League final football match between Juventus and Real Madrid at The Principality Stadium in Cardiff, south Wales, on June 3, 2017. / AFP PHOTO / Ben STANSALL (Photo credit should read BEN STANSALL/AFP/Getty Images)

Një triumf historik i spanjollëve teksa bëhen ekipi i parë që mbron trofeun e Champions-it që pas ndryshimit të formatit të kompeticionit në 1992-shin. Ky ishte suksesi i 12 i Realit në Ligën e Kampioneve, më shumë se çdo skuadër tjetër, duke vendosur një diferencë me 5 trofe nga ndjekësi më i afërt, Milani, që numëron 7 suksese.

CARDIFF, WALES - JUNE 03: Sergio Ramos of Real Madrid lifts The Champions League trophy after the UEFA Champions League Final between Juventus and Real Madrid at National Stadium of Wales on June 3, 2017 in Cardiff, Wales. (Photo by Alexander Hassenstein - UEFA/UEFA via Getty Images)

Dy gola të Ronaldos, një supergol i Kasemiros dhe një gol në fund i Asensios zhvlerësuan barazimin e përkohshëm të Manxukiçit i cili realizoi një nga golat më të bukur të historisë së Ligës së Kampioneve.

bufon1

Ndërkohë Juventusi nuk ia doli të bëhej ekipi i dytë italian që realizon tripletën, duke ia lënë këtë privilegj Interit.

CARDIFF, WALES - JUNE 03: Gianluigi Buffon of Juventus collects his runners up medal after the UEFA Champions League Final between Juventus and Real Madrid at National Stadium of Wales on June 3, 2017 in Cardiff, Wales. (Photo by Alexander Hassenstein - UEFA/UEFA via Getty Images)

PJESA E PARË

Pjesa e parë e finales së Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Realit të Madridit ka qënë një spektakël i gjithi për t’u shijuar.

Bardhezinjtë e filluan me mjaft dëshirë dhe agresivitet duke tentuar disa herë portën e Navasit në minutat e para, por pa rezultat.

ronaldo

Në minutën e 20 një kombinim fantastik me Karvahalit dhe Ronaldos bëri që portugezi të gjente rrjetën e Bufonit duke kaluar madrilenët në avantazh. Një rekord i ri i vendosur nga Ronaldo teksa bëhet i pari futbollist që shënon në 3 finale të Ligës së Kampioneve, në 2008-n për Mançester Junajtidin dhe në 2014-n dhe 2017-n për Real Madridin.

manxukic

Nuk zgjati shumë epërsia e spanjollëve teksa në minutën e 27 Manxukiç barazoi rezultatin me një supergol të realizuar pas një goditjeje me roveshatë nga brenda zonës.

manxukic gol navas

Më pas ritmi i lojës pati njëfarë rënie dhe skuadrat qarkulluan më shumë topin në mesfushë duke mos krijuar dot raste të rrezikshme për gol.

PJESA E DYTË

Në pjesën e dytë Reali i Madridit tregoi klasin superior si kampion në fuqi i Europës duke marrë në kontroll ndeshjen për të mbrojtur trofeun.

kasemiro1

Kasemiro në minutën e 61-të realizoi një gol fantastik me një goditje shumë të fortë nga jashtë zonës duke lënë të shtangur mbrojtjen juventine dhe Bufonin.

ronaldo bufon

Ndërkohë në minutën e 64-t ishte Ronaldo që thelloi avantazhin teksa shfrytëzoi më së miri brenda zonës një asist të Modriçit nga e djathta duke mposhtur sërish Bufonin.

kuadrado

Pas dy golave të shpejtë, Juventusi e humbi kontrollin e ndeshjes dhe Reali nuk e pati të vështirë të administronte rezultatin. Në minutën e 84-t Kuadrado mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë bardhezinjtë me 10 lojtarë.

ansensio1

Në minutën e 90 Reali shënoi dhe golin e 4-t teksa Marselo u fut në zonë nga e majta dhe shërbeu saktë në qendër të zonës për të riun Asensio i cili shty topin drejt rrjetës.

JUVENTUS – REAL MADRID 1-4
Manxukiç 27′ / Ronaldo 20′, 64′, Kasemiro 61′, Asensio 90′

Juventus (3-4-1-2): Bufon, Barzalji (Kuadrado 66′), Bonuçi, Kielini, Aleks Sandro, Pjaniç (Markizio 71′), Khedira, Alvesh, Dibala (Lemina 78′), Manxukiç, Higuain
Trajner: Masimiliano Alegri

Real Madrid (4-3-1-2): Navas, Karvahal, Varan, Ramos, Marselo, Kros (Morata 89′), Kasemiro, Modriç, Isko (Asensio 82′), Benzema (Bejl 77′), Ronaldo
Trajner: Zinedin Zidan

Gjyqtar: Feliks Bryh (Gjermani)

KV: Dibala 12′, Pjaniç 66′, Sandro 70′, Kuadrado 72′ / Ramos 31′, Karvahal 42′, Kros 53′, Asensio 90+1′

KK: Kuadrado 84′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"