Real Madridi lufton Koronavirusin, stadiumi “Santiago Bernabeu” do të kthehet tani në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 16:37

Real Madridi lufton Koronavirusin, stadiumi “Santiago Bernabeu” do të kthehet tani në…

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, teksa të shumtë janë personat e prekur dhe viktimat.bernabeu-750x400

Spanja është vendi i dytë më i prekur në Europë pas Italisë, ku gjithashtu regjistrohen viktima të shumtë.

Pikërisht për këtë arsye Real Madridi ka vënë në dispozicion stadiumin “Santiago Bernabeu” për mbledhjen e furnizimeve të kujdesit shëndetësor.

Madridi është vendi ku ka më shumë të prekur dhe viktima në Spanjë dhe për këtë arsye drejtuesit e Realit kanë vendosur që ta vënë stadiumin në shërbim të shtetit, për tu luftuar Koronavirusin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"