Real Madridi “godet” në merkato, i rrëmben Barcelonës objektivin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 11:48

Real Madridi “godet” në merkato, i rrëmben Barcelonës objektivin

Real Madridi ka arritur marrëveshjen me Flamengon, për transferimin e talentit brazilian Reinier.reinier carvalho

Akordi mes palëve është arritur dhe ditën e sotme lojtari do të kryejë vizitat mjekësore, me ekipin e tij të ri. Ky operacion do i kushtojë Realit plot 35 milionë euro, me futbollistin që shihet si një investim i mirë për të ardhmen.

Zyrtarizimi i transferimit do të vijë në 19 janar, ditë kur Reinier mbush 18 vjeç dhe madrilenët në këtë mënyrë nuk do të kishin probleme me FIFA-n.

Për talentin brazilian interesohej edhe Barcelona, por madrilenët u treguan më të shpejtë për të mbyllur marrëveshjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"