“Real Madridi fitoi prej gabimeve tona”, Handanoviç pas ndeshjes: Situata është e vështirë, por ka ende shpresë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:19

“Real Madridi fitoi prej gabimeve tona”, Handanoviç pas ndeshjes: Situata është e vështirë, por ka ende shpresë

Portieri dhe kapiteni i Interit Samir Handanoviç ka folur në mikrofonat e “UEFA TV”, pas humbjes zhgënjyese ndaj Realit të Madridit, që i bën zikaltërve të vështirë kalimin e grupeve të Champions-it:

handanovic 2

 

“Ndeshja nisi keq pas një penalltie dhe kartoni të kuq. Ne bëmë gjithçka tonën në fushën e lojës por kur je me një lojtar më pak bëhet akoma më e vështirë. Gjithashtu kemi bërë dhe gabime nga të cilat jemi ndëshkuar.

Real Madridi ka fituar prej gabimeve tona. Edhe kur ishim me 10 lojtarë kemi vazhduar të luajmë ose të themi të provojmë ta luajmë.

Por me një person më pak ndihet mungesa e tij, sidomos me një skaudër që di ta luajë mirë topin dhe ta menaxhojë gjithashtu. Tani situata është e vështirë, por ka ende shpresë.”, përfundon fjalën e tij, Samir Handanoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"