Real Madrid merr lajmin e keq para ndeshjes ndaj Bilbaos, dëmtohet sërish sulmuesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 12:26

Real Madrid merr lajmin e keq para ndeshjes ndaj Bilbaos, dëmtohet sërish sulmuesi

Ishte surprizë kur Eden Hazard nuk u shfaq për t’u stërvitur me shokët e tjerë të ekipit të shtunën. Belgu nuk është përfshirë në stërvitjen e fundit të Real Madrid për ndeshjen ndaj Atletik Bilbaos së bashku me Varan dhe Naço të dëmtuar. Hazard u la jashtë nga Zidan edhe në ndeshjen kundër Getafes, pasi sipas trajnerit francez duhej të tregohej kujdes me sulmuesin.

skysports-eden-hazard-real-madrid_4848851

Gjithsesi ish-lojtari i Çelsit pritej të kthehej ndaj Bilbaos, por planet nuk kanë shkuar siç duhej. Eden Hazard ka ende probleme me kaviljen e djathtë, kjo edhe pas një goditje që mori në këmbë në fitoren 1-0 kundër Espanjolit. Belgu që kur u transferua tek Real Madrid ka qëndruar disa muaj jashtë fushave pikërisht për problemin që ka në kaviljen e djathtë.

Trajneri i Real Madrid Zidan shpreson që dëmtimi të jetë vetëm çështje ditësh. Gjatë konferencës për shtyp francezi u shpreh: “Shpresoj të jetë vetëm çështje ditësh. Hazard po kalon një moment të vështirë dhe ne nuk duhet të rrezikojmë. Shpresojmë të jetë diçka e vogël dhe ta shohim sërish në fushë përpara fundit të sezonit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"